MPB-ja informon se dje në ora 11:05 në MPB Shkup është raportuar se gjatë kryerjes së detyrave të punës për një kompani private në nënstacion në zonën e Gazi Babës, S.M. (56) nga Shkupi ka pësuar goditje nga rryma elektrike dhe është transportuar në Spitalin e Përgjithshëm të qytetit “Shën Naum i Ohrit”, ku është konstatuar se ka lëndime të rënda fizike.
Për ngjarjen është njoftuar inspektori i punës, ndërsa ekipi i SPB Shkup ka kryer kontroll në vendin e ngjarjes./Telegrafi/
The post Një 56-vjeçar nga Shkupi merr lëndime të rënda nga goditja e rrymës elektrike appeared first on Telegrafi.
Advertisement