Një 39-vjeçare, e cila sapo kishte lindur, është hedhur nga kati i parë i Klinikës për Gjinekologji në Shkup, njofton për “Fokus” drejtoresha Viktorija Jovanovska, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Pacientja na është sjellë në javën e 36-të. Shtatzënia e saj nuk u monitorua në Gjinekologji. Ajo lindi për 12 minuta dhe ajo dhe fëmija shpëtuan.

Një ditë para se të largohej, ajo firmosi se nuk donte ta ushqej me gji foshnjën dhe nuk dim se çfarë dhe si ndodhi. Nuk e dimë as arsyen e vendimit të saj. Të gjithë janë të shokuar, kurse nëna është në gjendje kritike”, thotë mjekja Jovanovska.

Sipas informacioneve të para, pacientja e lënduar është transferuar menjëherë në KARIL, në Repartin e Neurokirurgjisë, ku është kryer një operacion urgjent, por asnjë nga mjekët nuk e di arsyen e saktë të vendimit të gruas që sapo ka lindur.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

The post Një 39-vjeçare hedhet nga kati i parë i Klinikës së Gjinekologjisë në Shkup appeared first on Telegrafi.