Nisma për kongres në OBRM-PDUKM: Mickoski të jep dorëheqje tani

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Këshilli nismëtar për kongres të jashtëzakonshëm të OBRM-PDUKM-së ka reaguar pas votëbesimit të qeverisë mbrëmjen e djeshme.

Ata kërkojnë sërish dorëheqje nga lideri aktual i OBRM-PDUKM-së Hristijan Mickoski. Nisma kritikon deklaratat e Mickoskit për posedim të shumicës parlamentare.

“Kryetari aktual Hristijan Mickoski duhet të vërë interesat e shtetit dhe partisë para interesave të tij dhe të lërë pozicionin që mban përpara se të bëjë dëm shtesë. Dje, çdo anëtar i ndershëm i OBDM-PDUKM-së priste triumf. Të gjithë i besonin te kryetari aktual Mickoski, të gjithë pritën shumicën e re parlamentare, për të cilën ai thoshte se e posedon për votën e mosbesimit për Zoran Zaevin”, thonë nga Këshilli nismëtar.

 

Advertisement

The post Nisma për kongres në OBRM-PDUKM: Mickoski të jep dorëheqje tani appeared first on Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy