Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski sot kishte takim online me presidentin serb, Aleksandar Vuçiq dhe me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama ku u diskutua për hapat e ardhshët të përbashkët dhe për Ballkanin e Hapur.

Sipas njoftimit të qeverisë, tre liderët janë dakorduar që Samiti i ardhshëm i Ballkanit të Hapur të mbahet në gjysmën e parë të muajit qershor në Ohër, ndërsa në fillim të shtatorit, bashkërisht do të organizojnë Panair të madh turistik për venë dhe ushqim në Serbi nga ku prodhuesit nga Maqedonia e Veriut, Shqipëria dhe Serbia do të kenë mundësi t’i prezantojnë prodhimet e tyre.

Në Samitin e Ohrit, sipas njoftimit të qeverisë, do të nënshkruhen marrëveshje të rëndësishme dhe memorandume për bashkëpunim në sferën e kulturës, turizmit dhe ekonomisë.

“Në takimin e sotëm u theksua se Ballkani i Hapur mbetet i hapur për Malin e Zi, Kosovën dhe Bosnjën dhe Hercegovinën”, thuhet në fund të njoftimit./Telegrafi/

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

The post Nisma Ballkani i Hapur mbetet i hapur edhe për Kosovën, Malin e Zi dhe Bosnjën appeared first on Telegrafi.