Ditën e sotme kanë filluar bisedimet mes grupeve të punës të OBRM-PDUKM-së dhe VLEN-it, për formimin e Qeverisë së re.

Në një deklaratë për mediat, Azir Aliu, tha se pas takimit do të ketë komunikatë nga partitë.

“Do të flasim për metodologjinë e punës dhe dinamikën e punës”, ka theksuar Aliu. Në pyetjen se sa takime pritet të mbahen, Aliu tha se do të shohin dhe se takimi i ardhshëm do të jetë më konkret sa i përket resorëve.

Ekipin negociues të VLEN e përbejnë: Azir Aliu, Visar Ganiu, Adnan Azizi dhe Bashkim Murtezi. Ndërkohë OBRM-PDUKM-ja në negociata përfaqësohet nga Aleksandar Nikollovski, Vllado Misajllovski, Gordana Dimitrievska dhe Timço Mucunski.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

The post Nisin takimet e grupeve të punës OBRM-PDUKM-VLEN, Azir Aliu: Do flasim për metodologjinë e punës, për resorët appeared first on Telegrafi.