Nis takimi Kovaçevski – Mickoski për të diskutuar propozimin francez

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Në Klubin e Deputetëve, pasdite filloi takimi i kryeministrit të Maqedonisë dhe liderit të LSDM-së, Dimitar Kovaçevski dhe kryetarit të partisë opozitare OBRM-PDUKM, Hristijan Mickoski lidhur me propozimin francez për heqje e vetos bullgare dhe hapjen e negociatave për anëtarësimn të Maqedonisë së veriut në BE.

Takimi është pjesë e takimeve të planifikuara konsultative të Kovaçevskit me liderët e opozitës, si pjesë nga konsultimi i gjerë për propozimin e kryesisë franceze.

Kryeministri tashmë ka mbajtur takime konsultative me liderët e koalicionit qeveritar, me korin diplomatik, sektorin qytetar, me përfaqësues të opinionit ekspert dhe mediumet.

The post Nis takimi Kovaçevski – Mickoski për të diskutuar propozimin francez appeared first on Telegrafi.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy