Nis mësimi në gjuhën shqipe në shkollën e Çashkës të Shkupit

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Në shkollën fillore “Todor Janev” të Komunës Çashkë të Velesit përfundimisht filloi mësimi shqip për nxënësit e klasës së parë.

Lajmin e konfirmoi për “Alsat” drejtori i Inspektoratit shtetëror të Arsimit Halit Ferati i cili sqaroi se mësimi ishte zhvilluar pa pengesa për të gjithë nxënësit pavarësisht përkatësisë etnike.

Mësimi në këtë shkollë nuk zhvillohej prej dy javësh për shkak të protestave të prindërve maqedonas të cilët kundërshtonin hapjen e paraleles shqipe. Ministri i Arsimit dhe Drejtori i Inspektoratit të Arsimit akuzuan opozitën maqedonase si organizatorë të protestave në oborrin e shkollës.

“Problemin e këtyre paraleleve nuk e bën popullata e përgjithshme por e bëjnë faktorët dhe njerëzit të cilët janë përfaqësues të partive politike. Janë njerëzit e partive politike duke nisur nga OBRM-PDUKM, LSDM dhe Levica, ku unë posedoj fakte dhe argumente me fotografi, edhe janë bartur njerëz nga Qyteti i Velesit. Janë shumica banorë të Çashkës, unë dua ta ceki se aty organizatorët e protestës me emër dhe mbiemër e di kush janë. Njerëzit kryesorë të partive politike nuk dalin publikisht por janë organizatorët e gjithë protestës, duke nisur nga njerëz të punësuar në komunë. Këtu kemi ardhur në një epilog me fakte dhe argumente se edhe policia nuk e kryen punën si duhet pasi që kolegët e vet janë organizatorët që mos të ketë rend dhe siguri në atë institucion”, deklaroi Halit Ferati, drejtor i Inspektoratit Shtetëror të Arsimit.

Advertisement

Për akuzat e Drejtorit Ferati përgjigje morëm nga Ministria e Brendshme dhe OBRM-PDUKM-ja. Dikasteri i Brendshëm njoftoi se sot drejtoresha së bashku me një mësimdhënës kanë kërkuar asistencë policore për të hyrë në godinën e shkollës. OBRM-PDUKM-ja nga ana tjetër justifikon revoltën e banorëve maqedonas të Çashkës.

Pavarësisht se mësimin në shkollën e Çashkës e ndjekin rreth 80 nxënës shqiptarë, sipas OBRM-PDUKM-së bëhet fjalë për vendbanim të pastër maqedonas ku nuk ka banorë të bashkësive të tjera etnike. Në ato vende ku ka banorë të bashkësive të tjera etnike sipas kësaj partia zhvillohet mësim në gjuhën e tyre amtare. /Alsat/

The post Nis mësimi në gjuhën shqipe në shkollën e Çashkës të Shkupit appeared first on Telegrafi.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy