Kryetarja e partisë bullgare BSP dhe ish-ministre, Kornelia Ninova, mendon se Maqedonia e Veriut ende nuk e meriton të jetë anëtare e Bashkimit Evropian, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Për mendimin tonë, Republika e Maqedonisë së Veriut nuk është e gatshme për anëtarësim në BE, nuk i ndan vlerat e BE-së. Gjuha e urrejtjes, agresionit, qëndrimi agresiv ndaj Bullgarisë dhe ndaj njerëzve me vetëdije bullgare tregon se ata nuk janë gati për këtë dhe dëshmon qëndrimin e “BSP për Bullgarinë”, e cila nuk e mbështeti vendimin e parlamentit për të filluar negociatat e anëtarësimit”, theksoi kryetarja e BSP-së, në një intervistë për “BNR”.

Pak ditë më parë, partia e saj propozoi të votohej një projekt-deklaratë në Asamblenë Kombëtare Bullgare në lidhje me, siç thonë ata, narrativën antibullgare në Maqedoni./Telegrafi/

The post Ninova: Maqedonia e Veriut nuk është e gatshme për anëtarësim në BE appeared first on Telegrafi.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";