
Ish-ndërmjetësuesi për kontestin me emrin, Matthew Nimetz në intervistë për Kanal 5 tha se Marrëveshja e Prespës ishte kompromis dhe se përveç emrin Maqedoni ka edhe pjesën gjeografike.
“Ishte zgjidhje fer, mendoj se ishte zgjidhje e mirë. Ishte kompromis dhe kur ka kompromis, gjithmonë duhet të jepet diçka për të marrë. Mendoj se emri Maqedonia e Veriut është i mirë, ishte kompromis dhe është emër i shkëlqyer. E ka Maqedoninë në zemër të emrit, dhe veriu është fer për parashtresë korrekte që e përshkruan gjeografinë”, tha Nimetz.
Ai shtoi se marrëveshja e përforcon të drejtën që të jesh maqedonas dhe se gjuha maqedonase është e pranuar sipas marrëveshjes.
E rëndësishme për Nimetz ishte se edhe pse Qeveria e Alexis Tsipras ra, Qeveria e Mitsotakis edhe pse ka kundërshtuar në Kuvend, ka zbatuar marrëveshjen./Telegrafi/
The post Nimetz: Marrëveshja e Prespës ishte kompromis i mirë për Maqedoninë e Veriut appeared first on Telegrafi.