Nënkryetari dhe bartësi i në njësinë zgjedhore numër 4 nga radhët e OBRM-PDUKM-së, Aleksandar Nikollovski në TV sitel tha se këto zgjedhje janë më të rëndësishmet në Maqedoni.

“Të gjitha zgjedhjet janë të rënëdësishme, por mendoj se këto zgjedhje janë më të rëndësishmet që më në fund të vendoset rend në Maqedoni. Kur do të vendoset rend do të vijë edhe ekonomia më e mirë, do të dalim më shpejt nga kriza e coronavirusit për shkak se nëse ka rend dhe në s’ka korrupsion, kjo është për të gjithë”, tha Nikollovski duke pohuar se momentalisht nuk ka rend dhe ka korrupsion, njofton Telegrafi Maqedoni.

Sipas tij, OBRM-PDUKM ka program që është përgatitur nga ekspertë dhe se për shkak të gjendjes së re të coronavirusit është ka disa përmirësime.

“Do të prezantojmë programin tonë që është në fazën përfundimtare për shkak se bëmë disa përmirësime për shkak të krizës së coronavirusit. Ky program është përpunuar nga ekspertë, dhe jo vetëm anëtarë të OBRM-PDUKM-së por edhe shumë ekspertë të tjerë që duan të ndihmojnë”, tha Nikollovski./Telegrafi/

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

The post Nikollovski: Pres mbështetje të fuqishme nga qytetarët appeared first on Telegrafi.