Nikollovski pas takimit me Tasevën: Bashkërisht do ta bëjmë Planin aksional kundër korrupsionit

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Zëvendëskryeministri për Luftimin e korrupsionit, Ljupçe Nikollovski kishte takim me kryetaren e “Transparency International” në Maqedoni, pas publikimit të indeksit më të ri, në të cilin Maqedonia radhitet në vendin e 111-të në botë.

Nikollovski dhe Taseva kanë biseduar për raportin e fundit dhe janë dakorduar aktivitetet e mëtejshme të përbashkëta.

Nikollovski në emisionin “24 analiza” tha se bashkërisht me organizatën do të punojë në notimin e fushave kyçe që është e nevojshme të veprohet gjatë kësaj periudhe.

“Të gjithë na duhen dhe i pranojmë vërejtjet dhe do të dalim me Plan aksional konkret. Bashkërisht me Transparency International Maqedoni do ta bëjmë planin aksional dhe ka vullnet të madh politik”, tha Nikollovski.

Advertisement

Ai tha se momentalisht në mënyrë intensive punohet në reformat dhe me riorganizimin në fushën e luftimit të korrupsionit./Telegrafi/

The post Nikollovski pas takimit me Tasevën: Bashkërisht do ta bëjmë Planin aksional kundër korrupsionit appeared first on Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy