Ministri i Transportit dhe zv.kryeministri i Qeverisë, Aleksandar Nikollovski paralajmëron operator të tret mobil në Maqedoninë e Veriut.

Sipas tij, me këtë, çmimet për shërbimet kablovike televizive, mobile dhe shërbimet e internetit do të ulen dukshëm.

“Do të doja të publikoj se seriozisht po e shqyrtojmë mundësinë për dhënien e licencës për operatorin e tretë mobil. Analiza jonë tregon se çmimet për shërbimet e telefonit, kablovik dhe dhe internet janë më të shtrenjta se një pjesë e madhe e vendeve evropiane. Ne duhet të kërkojmë masa në mënyrë që të lirohen çmimet. Prandaj zgjidhja potenciale është operatori i tretë mobil”, tha Nikollovski.

Ai shtoi se do të inkurajojnë kompanitë e mëdha telekomunikuese që të vijnë në tregun e Maqedonisë./Telegrafi/

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

The post Nikollovski paralajmëron operator të tretë mobil në Maqedoni appeared first on Telegrafi.