Nikollovski: Opinioni duhet ta dijë se në çfarë bazë e kanë marrë vendimin për Mijallkovin

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Zëvendëskryeministri kundër Krimit dhe Korrupsionit, Ljupço Nikollovski në “Facebook” komentoi vendimin e Gjykatës së Apelit ku i lirua Mijallkov nga paraburgimi.

“Vendimi i Gjykatës së Apelit në Shkup për heqjen e masës së paraburgimit për Sasho Mijallkovin është vendim skandaloz dhe rrezikon besimin në sistemin gjyqësor që duhet të jep drejtësi”, shprehet Nikollovski.e

Ai shton se opinioni duhet ta dijë se në çfarë baze gjyqtarët e kanë marrë vendimin ku lirohet nga paraburgimi personi i dënuar me 20 vite burgim për vepra penale.

“Pikërisht këto vendimi rrezikojnë integritetin e gjyqësisë dhe janë argument plus për miratimin e Ligjit për prejardhjen e pronës”, shkruan Nikollovski./Telegrafi/

Advertisement

The post Nikollovski: Opinioni duhet ta dijë se në çfarë bazë e kanë marrë vendimin për Mijallkovin appeared first on Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy