Zëvendëskryeministri dhe sekretari i Përgjithshëm i LSDM-së, Ljupço Nikollovski për TV21 deklaroi se kanë dëshmuar se mund të organizohen zgjedhjet të sigurta në kohe pandemie dhe se kështu do të jenë edhe këto zgjedhje lokale.
“Nuk ka arsye për shtyrje të zgjedhjeve në periudhën kur rritet numri i të vaksinuarve, kur të rinjtë motivohen të vaksinohen dhe në këtë mënyrë zvogëlohet edhe presioni ndaj sistemit shëndetësor. Vitin e kaluar dëshmuam se mund të kemi zgjedhje të sigurta në kohë pandemia dhe se të tilla do të jenë edhe këto zgjedhje”, tha Nikollovski.
Ai shtoi se LSDM është favorite në këto zgjedhje.
“LSDM ka kapacitet më të madh koalicionues, për shkak të politikave evropiane dhe moderne. Me BDI-në arritëm një marrëveshje stabile dhe të fortë që në muajin gusht. LSDM dhe BDI dhe Besa bashkërisht me partenrët tjerë të koalicionit në Qeveri do të kenë fitore të qartë për shkak se kemi kandidatët më të mirë dhe program. Kemi koncept më të mirë që çon përpara”, tha Nikollovski./Telegrafi/
The post Nikollovski: Nuk ka arsye për shtyrjen e zgjedhjeve lokale appeared first on Telegrafi.