Jemi larg bashkëpunimit me BDI-në, për mua personalisht është çështje e mbyllur, thotë nënkryetari i OBRM-PDUKM-së dhe bartës i listës së kandidatëve në Njësinë e katërt zgjedhore, Aleksandar Nikolloski, në një intervistë për “360 gradë”, i pyetur nëse dallimi mes BDI-së dhe koalicionit të partive opozitare të shqiptarëve me numër deputetësh është i madh, OBRM-PDUKM a do të shqyrtojë bashkëpunimin me partinë e Ali Ahmetit.
“Jo, ne jemi shumë larg nga ndonjë bashkëpunim me BDI-në. Për mua personalisht, është një pyetje e mbyllur. Mendoj bashkëpunimi në mes lidershipit të OBRM-PDUKM-së, e them këtë sepse ka pasur bashkëpunim në të kaluarën, por bashkëpunimi ndërmjet OBRM-PDUKM-së dhe BDI-së tani mendoj se është i pamundur”, tha Nikolloski.
Nikollovski tha se ndryshimet në Kushtetutë nuk do të përfshihen në asnjë negociatë për formimin e qeverisë nëse OBRM-PDUKM fiton zgjedhjet.
I pyetur nëse partitë shqiptare opozitare, të cilat OBRM-PDUKM i konsideron si partner të mundshëm të koalicionit pas zgjedhjeve, janë të gatshme për partneritet me to, duke qenë se ndryshimet kushtetuese janë pika kryesore e programit të tyre, Nikollovski u përgjigj: “Duhet t’i pyesni ata, por ne nuk kemi votuar për amendamentet kushtetuese nën diktat bullgar dhe as do të votojmë dhe kjo është e qartë”.
Sipas tij, strategjia e Maqedonisë duhet të jetë zgjidhja e problemit të krimit dhe korrupsionit dhe më pas “presioni do të jetë mbi Bullgarinë”, e cila do të tërhiqet “nga këto politika nacionaliste”./Telegrafi/
The post Nikollovski: Ndryshimet kushtetuese nuk do të përfshihen në negociatat për formimin e qeverisë appeared first on Telegrafi.