Nikollovski: Mbledhja e të hyrave nga TVSH-ja nga importi i automjeteve është rritur për më shumë se 482 milionë denarë

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Të hyrat shtesë nga dogana për importin e automjeteve të udhëtarëve në gjashtë muajt e fundit janë më të larta për rreth 119 milionë denarë në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit 2023, ndërsa mbledhja e të hyrave nga TVSH-ja për importin e automjeteve për udhëtarët është më i madh për më shumë se 482 milionë denarë, tha sot drejtori i Drejtorisë doganore, Boban Nikollovski.

Siç ka thënë Nikollovski në një konferencë për media, mbledhja reale e taksës për automjete në korrik 2024 është më e lartë për 46,5 për qind krahasuar me korrikun e vitit 2023, në gusht për 21,7 për qind, në shtator 24,2 për qind, në tetor për 10,3 për qind, në nëntor për 27.4 për qind, ndërsa në dhjetor është pothuajse e njëjtë me dhjetorin 2023.

Sa u takon detyrimeve të importit, Dogana, sipas drejtorit, ka shënuar rezultate të shkëlqyera, duke e mbyllur vitin 2024 me një pagesë totale prej 6.3 për qind më të lartë krahasuar me vitin 2023, ose me mbi 120 milionë euro.

“Një fakt është i pamohueshëm, Dogana me udhëheqësinë e re nga 1 korriku 2024, krijon rezultate që askush nuk mund t’i përgënjeshtrojë. Do të vazhdojmë edhe më fuqishëm, kontrollet tona të përforcuara po japin rezultate të mira dhe shpresojmë që ky vit të jetë edhe më i suksesshëm se gjysma e dytë e vitit 2024. Po shënojmë rezultate të mira në mbushjen e buxhetit të shtetit, hyjmë në vitin 2025 edhe më të motivuar sepse në një periudhë relativisht të shkurtër kemi arritur rezultate të mira nga të gjitha aspektet”, theksoi Nikollovski duke iu përgjigjur pyetjes së gazetarëve.

Advertisement

Vlerësim i drejtorit është se hyrja zyrtare e Bullgarisë dhe Rumanisë në zonën Shengen do të reflektohet edhe tek transportuesit e Maqedonisë për sa i përket procedurave dhe punës vijuese.

“Kjo nuk do të shkojë në favor të transportuesve tanë, sepse me sa jam i informuar, në gjashtë muajt e parë të vitit ata kanë të drejtë të qëndrojnë brenda për 90 ditë. Sigurisht që do të bëjë pengesa të caktuara, do të ketë pengesa, por transportuesit tanë do t’ia dalin”, ka thënë Nikollovski.

The post Nikollovski: Mbledhja e të hyrave nga TVSH-ja nga importi i automjeteve është rritur për më shumë se 482 milionë denarë appeared first on Telegrafi.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy