OBRM-PDUKM do të fitojë në zgjedhje dhe ne kemi kandidat për kryeministër, ndërsa kërkesa e BDI për kryeministër është e papranueshme, u përgjigj në pyetjen e gazetarëve nënkryetari i OBRM-PDUKM-së, Aleksandar Nikolloski.

“Ne do të fitojmë bindshëm këto zgjedhje dhe do të fitojmë dhe nuk do të ketë dilemë për formimin e qeverisë, ndërsa më pak do të ketë dilemë se kush do të jetë kryeministër i ardhshëm i qeverisë”.

“Ne kemi kandidat për kryeministër dhe ai është kryetari i partisë Hristijan Mickoski dhe ai do të jetë kryeministër i Republikës së Maqedonisë”, tha Nikollovski.

Në lidhje me kërkesën e BDI-së, qartë dhe shkurt ky propozim nuk është i pranueshëm për ne, vlerësojmë se kjo është për qëllime propoganduese dhe se kërkesa nuk mundet të jetë i pranueshëm në asnjë mënyrë për OBRM-PDUKM-në dhe nuk do të jetë i pranueshëm as në të ardhmen”, tha Nikollovski./Telegrafi/

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

The post Nikollovski: Kërkesa për kryeministër shqiptar e papranueshme për OBRM-PDUKM-në appeared first on Telegrafi.