Nikollovski i LSDM-së: Koalicioni ynë ka fitore të sigurt

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Sekretari i përgjithshëm i LSDM-së Ljupço Nikollovski, në konferencë për shtyp pas përfundimit të zgjedhjeve, tha se zgjedhjet e sotme lokale kanë qenë të qeta dhe demokratike.

Ai i uroi institucionet për zbatimin e zgjedhjeve, të cilat i vlerësoi si demokratike. Ndërsa shtoi se koalicioni i udhëhequr nga LSDM do të shënojë fitore të sigurt, njofton Telegrafi Maqedoni.

“Urojmë instituticionet për zbatimin e zgjedhjeve fer dhe demokratike. Fushata e drejtë sot rezultoi me zgjedhje të qeta. U regjistruan parregullsi të vogla. Votimi me fingerprint, ishte kusht i OBRM-PDUKM-së që të votojnë ndryshimet në Ligjin Zgjedhor dhe ne si parti demokratike i përkrahëm. Koalicioni i udhëhequr nga LSDM edhe këtë herë do të realizojë fitore të sigurt”, tha Nikollovski.

Ai gjithashtu tha se do të dalin sërish në konferencë për shtyp pasi të marrin rezultatet e para./Telegrafi/

Advertisement

The post Nikollovski i LSDM-së: Koalicioni ynë ka fitore të sigurt appeared first on Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy