Qytetarët presin luftë të fuqishme, vendosëse dhe të shkëlqyer kundër korrupsionit dhe ajo mund të realizohet vetëm me qasje të ndershme, të sinqertë dhe përgjegjëse. Vendosëm shtylla përmes mekanizmave të fuqishëm, përmes komunikimit institucional të hapur dhe të rregullt dhe bashkëpunimit me institucione të hapura dhe llogaridhënëse të cilat tregojnë rezistencë ndaj korrupsionit, deklaroi sot zëvendëskryeministri për luftë kundër korrupsionit dhe krimit, zhvillimit të qëndrueshëm dhe resurseve njerëzore, Lupço Nikollovski, në konferencën “Sfidat antikorruptuese në vitin 2021”.
Në konferencën e cila është pjesë e projektit “Vëzhgim i suksesit të punës së Komisionit Shtetëror për Parandalim të Korrusionit (KSHPK) që e zbaton Platforma e organizatave qytetare në luftën kundër korrupsionit u hap diskutim për sfidat dhe aktivitetet e ndërmarra në luftën kundër korrupsionit në vitin 2020 dhe sfidat e mundshme të cilat na presin vitin e ardhshëm.
Nikollovski i prezantoi pakon e masave të Qeverisë për luftë kundër korrupsionit dhe potencoi se përpjekja dhe vendosmëria e saj është t’i jepet fund kësaj dukurie është e qartë dhe pikërisht për atë prioritet nuk ka kompromis.
Ne jemi të vendosur se do të bashkëpunojmë me të gjithë faktorët në fushën shoqërore të cilët kanë kompetencë ose mund të ndihmojnë në këtë proces. Këtu bëhet fjalë për bashkëpunim të lartë me KSHPK-në dhe trupat tjerë rregullator si institucione të rëndësishme në sistemin për luftë kundër korrupsionit”, tha Nikollovski.
Ai përkujtoi se përpjekja për ndërtim të institucioneve të pavarura dhe efikase për luftë kundër korrupsionit dëshmohet me faktin se nga viti 2019 buxheti i KSHPK-së gjatë gjithë kohës rritet.
“Buxheti një kohë ishte 35,6 milion, ishte edhe më i vogël, këtë vit është 60,9 milion denarë. Ajo që ishte aktuale në këtë periudhë janë kapacitetet hapësinore si të KSHPK-së ashtu edhe të 15-të institucioneve tjera për të cilat duhet të zgjidhet ky problem. Fuqishëm jemi të angazhuar të gjejmë mënyrë se si t’i zgjidhim problemet dhe sfidat hapësinore, por do të thoja se janë siguruar të gjitha kushtet financiare që të munden institucionet me kapacitetin e plotë të dorëzojnë shërbime për luftë kundër korrupsionit”, plotësoi Nikollovski.
Kryetarja e Komisionit Shtetëror për Parandalim të Korrupsionit, Biljana Ivanovska tha se pret që të përmirësohen kushtet për punë në KSHPK për funksionimin e saj më efikas në vitin që vijon. Si rreziqe nga korrupsioni në procesin e furnizimeve publike ajo i potencoi ndikimin e politikës, fshehjen e pronarëve përfundimtar të kompanive të cilat marrin pjesë në tenderë, mospasjen e bazës së çmimeve të referencës, pjesëmarrje të një ofruesi me çmim pa konkurencë, më shumë ofrues të cilët dakordohen për çmim, ankesa pas tenderëve të marrë, anulimin e tenderëve si dhe dobësitë në dokumentacionin e tenderit.
The post Nikollovski: Do të bashkëpunojmë me të gjithë të cilët mund të ndihmojnë në luftën kundër korrupsionit appeared first on Telegrafi.