Nënkryetari i OBRM-PDUKM-së, Aleksandar Nikollovski thotë se puna e Pendarovskit duhet të jetë para dhe vende pune, dhe jo të kthehet me floskula nga Brukseli.
“Puna e presidentit të shtetit me dy milionë qytetarë është sjellja e vendeve të reja të punës dhe parave, të mos udhëtojë për Bruksel pa u kthyer pa asgjë”, shkruan Nikollovski në “Facebook”.
Ai pyet se cili është përfitimi ekonomik për qytetarët e Maqedonisë nga vizita e tij.
“Përfitimi është zero. Në fund të fundit, ashtu edhe maten politikat. Politikat maten me atë nëse keni ose nuk keni jetë më të mirë. Jetë më e mirë nënkupton njeriu të shkojë në stacion hekurudhor në Shkup dhe për orë e gjysmë të arrijë në Selanikj”, thotë Nikollovski./Telegrafi/
The post Nikollovski: Cili është përfitimi ekonomik për qytetarët e Maqedonisë nga vizita e Pendarovskit në BE appeared first on Telegrafi.