Nënkryetari i OBRM-PDUKM-së, Aleksandar Nikolloski në fjalimin e sotëm para qytetarëve para Qeverisë tha se duhet të përfundojë shitja e gjithçka që është maqedonase nga Zoran Zaevi.
“Tashmë një javë, maqedonasit, qtyetarët e Maqedonisë, nga të gjitha viset e Maqedonisë e ngrisin zërin kundër tradhtisë së madhe kombëtare që i ndodh Maqedonisë”, tha Nikolloski.
Nënkryetari i OBRM-PDUKM-së kërkoi dorëheqje në mënyrë që të mos jetë tepër vonë.
“Dorëheqje sot, që të mos jetë vonë. Sot dorëheqje për t’u ndaluar nënçmimet kombëtare. Sot dorëheqje për t’u ndaluar tregtia me historinë, identitetin, kulturën dhe gjuhën maqedonase”, tha Nikolloski./Telegrafi/
Advertisement
The post Nikolloski: Zaev duhet të japë dorëheqje appeared first on Telegrafi.