Nënkryetari i OBRM-PDUKM-së, Aleksandar Nikoloski, në një deklaratë për media me rastin e takimit të Asamblesë së Përgjithshme të rinisë së Partisë Popullore Evropiane “Bashkimi i së ardhmes, gjeneratës së re dhe Ballkanit Perëndimor” , është pyetur se si e komenton faktin që biznesmeni Miodrag Daka Davidoviq është në listën e zezë të SHBA-së.

Nikollovski theksoi se biznesmeni malazez ishte i lidhur me aktivitete biznesi në Maqedoni dhe lidhje me Qeverinë.

“T’i kujtoj opinionit e vendit se kjo qeveri e LSDM-së dhe BDI-së është formuar më 30 gusht 2020, ndërsa më 31 gusht, të nesërmen, Këshilli i Komunës së Tetovës në atë kohë me kryetare të BDI-së, Teuta Arifi, miratoi një plan urbanistik i diskutueshëm për të cilin vlerësohej se duhej të kapte vlerën e diku rreth 200 milionë euro, në tokë që më parë i takonte kombinatit “Shik Jelak”, të cilin ndërkohë në rrethana të diskutueshme dhe të dyshimta e kishte blerë biznesmeni Miodrag Daka Davidoviq.

Në atë kohë kam paraqitur dëshmi se janë para nga kapitali i diskutueshëm që mund të kenë ardhur nga luftërat në ish-Jugosllavi, të cilat kanë arritur në Maqedoni përmes kompanive ofshore nga Panamaja, të gjitha këto ia kam paraqitur publikut”, tha nënkryetari Nikolloski.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Në lidhje me këtë rast, Nikolloski theksoi se prokuroria deri më sot nuk e ka hetuar tërë këtë rast./Telegrafi/

The post Nikolloski: Vendosja e biznesmenit Daka në listën e zezë, konfirmon përfshirjen e funksionarëve në korrupsion appeared first on Telegrafi.