Nikolloski: Për hekurudhën drejt Bullgarisë dhe rrugën e Bllacës u zgjodh traseja më e vështirë për ta rritur çmimin

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Zëvendëskryeministri dhe ministri i Transportit, Aleksandar Nikolloski, ka folur për ndërtimin e hekurudhës drejt Bullgarisë. Ai ka deklaruar se sikurse me autostradën në Bllacë, është zgjedhur traseja më e vështirë për të rritur çmimin.

I pyetur se pse Qeveria vendosi të ndalojë procesin për këtë projekt, ministri thotë se elementi i parë dhe kyç është kostoja e parashikuar, e cila, shton ai, shkon në 24 milionë euro për kilometër.

“Sa për ilustrim, kostoja e një hekurudhe të shpejtë kudo në Evropë me 200 kilometra në orë është 4 deri në 10 milionë euro, në varësi të terrenit. Këtu, për një hekurudhë që do të ecë me 60 kilometra në orë, është 24 milionë euro. Ngjashëm si me Bllacën, zgjidhet traseja më e vështirë”. tha Nikolloski.

The post Nikolloski: Për hekurudhën drejt Bullgarisë dhe rrugën e Bllacës u zgjodh traseja më e vështirë për ta rritur çmimin appeared first on Telegrafi.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy