“Është e paqartë se si shpronësimi i autostradës Kërçovë-Ohër nuk është zgjidhur për 12 vjet, dhe për këtë është drejtpërdrejt përgjegjëse qeveria e kaluar. Kemi konstatuar tre probleme kryesore dhe në këtë periudhë vere do të përkushtohemi sa më shumë në zgjidhjen e tyre në mënyrë që përfundimisht të shtyhet ndërtimi i kësaj autostrade”, deklaroi zëvendëskryeministri dhe ministri i Transportit Aleksandar Nikolloski për TV Alfa.

Ai theksoi se shpronësimi ende nuk është zgjidhur, nuk janë zgjidhur çështjet pronësoro-juridike me pompat e benzinës që ndodhen në trasenë e autostradës, si dhe shpatet e projektuara keq që duhet të riprojektohen.

“Planifikoj që pjesën më të madhe të punës ta kaloj në zgjidhjen e problemeve me autostradën Kërçovë – Ohër dhe ndërtimin e autostradave të Korridorit 8, mendoj se tashmë në vjeshtë do të prezantoj një lajm të mirë dhe projektet do të shkojnë në drejtimin e dëshiruar. Për këtë verë kam katër prioritete dhe tashmë kam thënë se janë fillimi i ndërtimit të rrugës Kërçovës – Ohër, ndërtimi i autostradave nëpërmjet Bechtel, hekurudha dhe stabilizimi dhe riorganizimi i hekurudhës”.

“Në të njëjtën kohë po punohet në mbështetje të fuqishme për komunat me 100 milionë euro. Do të kemi bum ndërtimi në komuna, qytetarët kanë nevojë për rrugë, rrugica, ujësjellës, kanalizime. Nuk do të lejoj që Kërçovë-Ohër të përsëritet me asnjë projekt tjetër infrastrukturor”, theksoi ministri Nikolloski.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Ai edhe një herë i ka bërë thirrje Prokurorisë Publike që të jetë më efikase dhe të hetojë dyshimet për keqpërdorim të mundshëm të parave buxhetore./Telegrafi/

The post Nikolloski: Nuk do të lejojmë që të na përsëritet edhe një rast sikur ai “Kërçovë – Ohër” appeared first on Telegrafi.