Fatkeqësisht në departamentin tim ka probleme sa të doni, por do të mundohem që të kemi shumë projekte, të dalim me lajme pozitive dhe t’i zgjidhim problemet dhe të japim informacione kur të zgjidhen”, theksoi nënkryetari i OBRM-PDUKM,-së Aleksandar Nikolloski.

Për gjendjen në departamentin e tij, Nikolloski theksoi se është gjendje të keqe financiare.

“Dua të ndaj disa informacione që ta dini edhe ju. Vrima e buxhetit është e madhe, shpenzimet janë të mëdha, por kjo nuk do të thotë se nuk do ta realizojmë atë që premtojmë, edhe me ribalancimin e buxhetit, i cili duhet të miratohet nga Kuvendi deri në fund të korrikut dhe të miratohet javën e ardhshme.

Planifikojmë që komunave t’u ndahen 100 milionë euro ndihmë me pakon për komunat që e kemi premtuar që do të jetë 250 milionë euro për çdo vit, ndërsa pensionet po rriten për 5.000 denarë premtuar dhe duke filluar nga muaji i ardhshëm do jepen 2.500 denarë, ndërsa deri në mars të vitit të ardhshëm edhe 2.500 denarë, pra 5000 denarë për një vit siç kemi premtuar”, tha Nikolloski.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Nikolloski konstatoi se qytetarët presin zgjidhje dhe në të njëjtën kohë duhet të kemi projekte të reja./Telegrafi/

The post Nikolloski: Nga muaji i ardhshëm do t’i rrisim pensionet për 2.500 denarë, ndërsa deri në mars për 2.500 denarë shtesë appeared first on Telegrafi.