Ministri i Transportit dhe Lidhjeve, Aleksandar Nikolloski njofton se është duke u bërë kontrolli i të gjitha licencave të lëshuara në përputhje me Ligjin për ndërtimtari dhe planifikim urban.

Ai theksoi se do të pasojnë ndryshime ligjore, të cilat do ta bëjnë detyrim ligjor kontrollin e gjithçkaje që është nxjerrë çdo gjashtë muaj.

Kontrolli kryhet në të gjitha licencat e dhëna për kontraktorët e ndërtimit të kategorisë së parë, kontraktorët e kategorisë së dytë të ndërtimit, mbikëqyrjen e kategorisë së parë dhe të kategorisë së dytë, projektimin e ndërtimit, shqyrtimin e dokumentacionit të projektit, menaxherin e mirëmbajtjes së objekteve dhe ndërtesave, si dhe licencat për përgatitjen e planeve urbanistike.

Nga mbi 1100 licenca të lëshuara deri më tani janë kontrolluar 643 prej tyre, 97 licenca ose mbi 15% kanë rezultuar se nuk plotësojnë kërkesat ligjore mbi bazën e të cilave janë lëshuar pas dhënies së licencave. Në momentin e aplikimit për licencë, ato plotësojnë kërkesat dhe më pas pushojnë së ekzistuari.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

“Kjo do të thotë se 13 subjekteve juridike iu është hequr licenca A për kontraktorin e ndërtimit, 34 personave u është hequr licenca për kontraktorin e ndërtimit B, dy personave juridikë u është hequr licenca e mbikëqyrjes së ndërtimit A…”, tha ndër të tjera Ministri.

Nikolloski pret që procedura të përfundojë deri të martën./Telegrafi/

The post Nikolloski: Nga 643 licenca të kontrolluara deri më tani, 97 nuk plotësojnë kërkesat ligjore appeared first on Telegrafi.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";