Nikolloski: Nëse punojmë mirë me Francën, BE-ja lehtë mund t’i pranojë argumentet tona për ndryshime kushtetuese me efekt të vonuar

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Nëse BE-ja dëshiron që Maqedonia t’i fillojë negociatat, do t’i fillojë negociatat, sepse ne nuk kemi problem me shtetin më të fortë anëtar të BE-së, Francën, por “me vendin më të dobët ose vendin e dytë më të dobët në BE” Bullgarinë, thotë zv. kryeministri dhe ministri i transportit, Aleksandar Nikolloski.

I pyetur se sa shtete në BE, Maqedonia pret përkrahje për propozimin e Qeverisë në Shkup që ndryshimet e Kushtetutës të hyjnë në fuqi pas anëtarësimit të vendit në BE, në një intervistë për “TV Sitel”, Nikolloski tha se më e rëndësishme është “jo sasia, por cilësia” e vendeve para të cilave kryeministri Hristijan Mickoski e ka paraqitur propozimin e tij.

“Dhe për mua takimi më domethënës që ka pasur kryeministri Mickoski ka qenë takimi me presidentin e Francës, Emmanuel Macron. Sepse tani Franca është lojtari numër një në BE. Macron është padyshim lideri i BE-së me më shumë legjitimitet, një fitore e qartë në zgjedhjet presidenciale, një qeveri me të cilën punon. Gjermania hyn në zgjedhje. Më thanë se (takimi me Macron) shkoi me një ton jashtëzakonisht të mirë.

Nëse mund të punojmë mirë me Francën dhe disa vende të tjera të Evropës Perëndimore, mendoj se argumentet tona mund të pranohen lehtësisht. Nëse kjo ndryshon, jam i bindur se një peshë e rëndë diplomatike nga Evropa Perëndimore do ta zgjidhë problemin për një ditë në Sofje”, tha Nikolloski.

Advertisement

Qeveria nuk e pranon kushtin e miratuar nga vendet anëtare të BE-së që Konferenca e dytë ndërqeveritare të mbahet “automatikisht” pasi bullgarët të përfshihen në Kushtetutën e vendit. Propozimi që Mickoski e paraqet në takimet e tij ndërkombëtare është që ndryshimet në Kushtetutë të hyjnë në fuqi pas përfundimit të negociatave. Sipas këtij propozimi, qeveria e kryeministrit mendon se duhet të bisedohet me një qeveri politike në Bullgari./Telegrafi/

The post Nikolloski: Nëse punojmë mirë me Francën, BE-ja lehtë mund t’i pranojë argumentet tona për ndryshime kushtetuese me efekt të vonuar appeared first on Telegrafi.

Share.

Leave A Reply

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy