Zëvendëskryetari i Qeverisë dhe Ministri i Transportit, Aleksandar Nikolloski sot realizoi takim pune me ambasadorin e BE-së, David Geer. Përveç informacioneve për bashkëpunimin aktual ndërmjet Qeverisë dhe Delegacionit të BE-së, u fol edhe për mbrojtjen e trashëgimisë kulturore në vend. Në këtë segment, siç kumtoi Ministria e Transportit, hapet është çështja për restaurimin e objektit qëndror të Postës së Maqedonisë në qendër të Shkupit, si objekt me rëndësi kulturore dhe arkitekturore
Në takim morën pjesë edhe përfaqësues nga Ministria e Kulturës, për të cilën në periudhën e ardhshme, u paralajmërua, do të bëhen përpjekje me mbështetjen e BE-së që të kryhet rikonstruimi dhe të mbrohet ky objekt, si dhe përsëri të vihet në funksion.
“Moskujdesi për trashëgiminë kulturore ka bërë që ndërtesat me rëndësi kulturore dhe arkitekturore të mbeten të pambrojtura. Ne nuk do ta tolerojmë këtë. Takimi i sotëm me ambasadorin evropian Geer ishte pikërisht në atë drejtim, për të restauruar objektin e dëmtuar të objektit qendror të Postës dhe për ta mbrojtur atë si objekt që ka vlerë kulturore në historinë e Maqedonisë.
Nuk do të jetë as një nismë e lehtë dhe as një projekt i lirë. Përkundrazi, do të jetë e nevojshme të investohet shumë energji, kohë dhe mbi të gjitha njohuri profesionale si dhe mjete serioze. Por, objekti qendror i Postës ka rëndësi të madhe historike dhe kulturore për Maqedoninë si një nga objektet më domethënëse nga koha e brutalizmit dhe duhet të mbrohet në formën e tij themelore dhe të vihet në funksion”, tha Nikolloski.
The post Nikolloski dhe Geer u zotuan ta rikonstruojnë dhe ta kthejnë në funksion Postën qëndrore appeared first on Telegrafi.