Nikolloski: BE të bëjë presion Bullgarisë për ta tërhequr veton

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Qytetarët e Maqedonisë e kanë merituar prej kohësh fillimin e negociatave me Bashkimin Evropian, kjo është diçka që Maqedonia e meriton.

“Fatkeqësisht, bllokada nga Bullgaria qëndron, një veto joparimore dhe një veto që cenon themelet e shtetit maqedonas, identitetin kombëtar maqedonas dhe gjuhën maqedonase”, tha nënkryetari i OBRM-PDUKM-së, Aleksandar Nikolloski.

Nikolloski theksoi se Bashkimi Evropian duhet të bëjë presion të fortë ndaj Bullgarisë, në mënyrë që në qershor të hiqet vetoja dhe Maqedonia të marrë përfundimisht datën për fillimin e negociatave.

“Kërkesat që ka Bullgaria janë nën çdo dinjitet kombëtar dhe nuk mendoj se duhet të diskutohet për ndarjen e popullit maqedonas apo veçantinë e gjuhës maqedonase, këto janë gjëra dhe të drejta themelore njerëzore të maqedonasve”, tha Nikolloski.

Advertisement

Ai theksoi se 14 aktgjykimet e pazbatuara të Bullgarisë, të nxjerra nga Gjykata Evropiane për të Drejtat e Njeriut në Strasburg, të cilat i referohen pakicës maqedonase në Bullgari, duhet të diskutohen shumë seriozisht./Telegrafi/

The post Nikolloski: BE të bëjë presion Bullgarisë për ta tërhequr veton appeared first on Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy