Policia e Kërçovës ka ngritur kallëzim penal kundër N.B. (45) nga Kërçova, për shkak të dyshimit për kryerjen e veprës penale keqpërdorim të pozitës dhe autoritetit zyrtar.
“Ai si drejtor i një shkolle të mesme komunale në Kërçovë, në mënyrë të përsëritur ka bërë shkelje disiplinore në punë me mungesë të paarsyeshme nga puna për tri ditë pune radhazi dhe ka fituar gjithsej përfitim pasurie në mënyrë joligjore prej 1.694.379 denarë”, thonë nga MPB.
Drejtori u ka mundësuar edhe disa mësimdhënësve të shkollës që të fitojnë pasuri në mënyrë joligjore prej 3.673.532 denarë, thuhet në njoftimin e policisë./Telegrafi/
The post Ngritet kallëzim penal kundër një drejtori të shkollës së mesme në Kërçovë appeared first on Telegrafi.
Advertisement