Dy Lama ngordhin në kopshtin zoologjik të Shkupit gjatë fundjavës. Rezultatet e analizave laboratorike nga Lama e parë që vdiq, tregojnë se ishte e sëmurë me tuberkuloz.

Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë për AIM-në ka konfirmuar se të premten me kërkesë të Kopshtit Zoologjik të Shkupit është bërë kontroll i jashtëzakonshëm pas raportimit për ngordhjen e një Lame dhe një Lame tjetër të sëmurë.

“Nga Lama e ndjerë janë marrë mostra për analiza laboratorike, e cila me analiza laboratorike është vërtetuar se ka qenë e sëmurë me tuberkuloz. Janë marrë mostra nga kafsha llama e sëmurë, e cila më vonë ka ngordhur.

Rezultatet e analizave që duhet të përcaktojnë shkakun e vdekjes së kafshës së dytë nuk janë ende gati. Në fermën e Lamave në kopshtin zoologjik të Shkupit, një veteriner zyrtar ka urdhëruar masa të biosigurisë për parandalimin e përhapjes së sëmundjes dhe testimin e Lamave të mbetura në fermë”, thuhet në përgjigjen e AUV për AIM-në./Telegrafi/

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

The post Ngordhin dy Lama në Kopshtin Zoologjik në Shkup appeared first on Telegrafi.