Kryeministri i vendit, Hristian Mickoski sot vizitojë Komunën e Tetovës me ç’rast mbikqyri punimet në ndërtimin e bulevardit Video Smileski Bato.

Mickoski në pyetjet e gazëtarëve për ndodhitë e fundit në VLEN dhe se a ekziston mundësia që Arben Taravari nga Aleanca për Shqiptarët ta braktisë qeverinë, tha se qeveria ka shumicë stabile dhe jozyrtarisht ka 2/3 e shumicës.

“Po kam dëgjuar për këto që fliten. Qeveria ka shumicë stabile. Ndryshe nga ajo e kaluara që ka funksionuar mbi “këmbë të qëlqta” ne kemi jozyrtarisht 2/3 e shumicës në kuvend dhe po funksionojmë në mënyrë të përkryer”, tha Mickoski.

Ai tha se me qeverisjen e re Maqedonia e Veriut po ndërtohet, duke përmendur dhe disa projektë nëpër komuna më të cilat udhëheqin kryetarë nga partitë në pushtet por edhe nga opozita. /Telegrafi/

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

The post Ngjarjet në VLEN, Mickoski: Kemi shumicë stabile, jozyrtarisht kemi 2/3 e shumicës appeared first on Telegrafi.