Kryeministri i Kosovës Avdullah Hoti po qëndron për vizitë zyrtare në Maqedoni. Ai takoi kryeministrin Zaev, ndërsa pasdite do të takojë liderët e partive shqiptare.

Në konferencën e përbashkët për shtyp, Hoti dhe Zaev iu shmangën pyetjes së gazetarëve nëse kanë biseduar për ngjarjet e Kumanovës, për hetimin ndërkombëtar për këtë rast, por edhe për ekstradimin eventual të burgosurve.

Zaev, deklaroi se bashkëpunimi me Kosovën është prioritet i Qeverisë pasi është një nga vendet me këmbim më të lartë tregtar. Zaev vazhdoi të premtojë se autostrada Shkup-Bllacë është prioritet, por pa dhënë afate konkrete se kur do të jetë gati.

Ndërsa Hoti theksoi se mbyllja e kufirit për disa muaj nuk ka qenë kufizim për qytetarët por masë për mbrojtje nga pandemia. Pasdite Hoti dhe Zaev do të nënshkruajnë Memorandum Bashkëpunimi për krijimin e Rrjeteve të pastra 5G me nënsekretarit amerikan të Shtetit për Rritjen Ekonomike, Energjinë dhe Mjedisin, Keith Krach.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

 

The post Ngjarjet e Kumanovës, Hoti e Zaev i shmangen pyetjes appeared first on Telegrafi.