Ngec zbatimi i Marrëveshjes së Prespës, Qeveria: Vonesat, për shkak të pandemisë

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Qeveria nuk tregon se ku ka ngecur zbatimi i Marrëveshjes së Prespës. E pyetur nga Alsat, se cilat janë vërejtjet e Athinës, Qeveria thotë se në disa fusha ka vonesa për shkak të pandemisë, por nuk tregon ku konkretisht.

“Qeveria e Maqedonisë së Veriut dhe Qeveria e Greqisë me sukses realizojnë detyrimet. Kriza me pandeminë, shpesh pamundëson që agjenda e planifikuar të realizohet në kohë”, thonë nga Qeveria.

Ekzekutivi theksoi se trendi pozitiv në marrëdhëniet dypalëshe u konfirmua gjatë vizitës së ministrit, Osmani në Athinë më 14 janar. Por pikërisht gjatë kësaj vizite krerët e shtetit grek akuzuan se një numër institucionesh nuk po e përdorin emrin e ri, ndërsa nuk është bërë mjaftueshëm për çrrënjosjen e politikës së antikuizimit. Madje Athina zyrtare e kushtëzoi mbështetjen për integrimin evropian të Shkupit me zbatimin e plotë të paktit dypalësh. Ekspertët vlerësojnë se është koha që për zbatimin e marrëveshjes nga të dyja palët të diskutohet seriozisht.

“Është jashtëzakonisht e rëndësishme që opinionit t’i bëhet e qartë cilat obligime që dalin nga Marrëveshja e Prespës janë zbatuar dhe kjo të vlejë për të dy palët, si për maqedonasen edhe për greken. Është e shumë e rëndësishme që opinioni dhe shoqëria civile në dy vendet të ketë qasje në këto aktivitete dhe të vazhdojë ta ndjek implementimin në dy palët – tha Ivan Stefanovski, Eurothink.

Advertisement

Ndërsa sipas ish ambasadorit në Greqi, Lupço Arsovski zbatimi i Paktit duhet diskutuar gjatë komunikimit diplomatik. Sipas tij edhe Shkupi duhet të vëzhgojë zbatimin e Marrëveshjes nga pala greke.

“Paralelisht duhet të kemi vëzhgues edhe në Greqi, të shihet çfarë duhet të bëjë Greqia sipas Marrëveshjes së Prespës. 8 vjet kam shkruar nota që të ndryshohen tabela të caktuara në gjithë Greqinë dhe të njëjtat u bënë pjesërisht, atëherë nuk bëra dramë. Edhe tani në pyetje janë institucione, organe lokale. Kërkon më shumë punë, besim dhe kohë -tha Lupço Arsovski, ish ambasador në Greqi.

Edhe pse Marrëveshja e Prespës parashikon afate konkrete për përmbushjen e obligimeve nga të dyja palët, në disa sfera ka vonesa e në të tjera ngecje. Për shembull, rishikimi i teksteve shkollore, që duhej të përfundonte brenda një viti nga arritja e marrëveshjes, as që ka filluar. Ndërsa takimi i radhës i Komitetit të përbashkët ndërdisiplinor pritet të mbahet në shkurt.

 

Advertisement

The post Ngec zbatimi i Marrëveshjes së Prespës, Qeveria: Vonesat, për shkak të pandemisë appeared first on Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy