Qytetarët e Maqedonisë së Veriut, Shqipërisë dhe Serbisë, nga viti i ardhshëm me një leje të vetme do të mund të punojnë në cilin do prej këtyre shteteve.
Këtë sot e bëri të ditur kryetari i Odës Ekonomike të Serbisë, Marko Çadezh. Siç njofton AIM, Çadezh ka thënë se në të tre shtetet ka vullnet politik, dhe se janë bërë shumë punë konkrete, përcjell Telegrafi Maqedoni.
“Sot pres lajme të mira. Është miratuar udhërrëfyesi me shumë detyra specifike. Kemi probleme me fuqinë punëtore, tregu i punës është bërë mjaft problematik. Duhet të gjejmë mënyra për ta rritur biznesin. Transporti është shtrenjtuar, ndërsa ajo që është bërë në iniciativën ‘Open Balkan’, e ka shkurtuar rrugën për shumë bashkëpunime në mes këtyre shteteve”, tha Çadezh.
Ai njoftoi se në takimin e sotëm do të marrin pjesë 22 kompani nga Maqedonia e Veriut, Shqipëria dhe Serbia./Telegrafi/
The post Nga viti i ardhshëm – RMV, Shqipëria dhe Serbia me leje të përbashkët për punë appeared first on Telegrafi.