Nga të shtënat me armë zjarri mbrëmë në Beograd është plagosur edhe shtetasi i Maqedonisë së Veriut D.L. (21).

Siç raportojnë mediat serbe, shtetasi i Maqedonisë është viktimë krejtësisht aksidentale nga të shtënat me armë zjarri, ku mbeti i plagosur A.P. (26).

Menjëherë në vendngjarje ka mbërritur autoambulanca, ndërsa shtetasi RMV-së ka marrë plagë me armë zjarri në shpinë.

Siç njofton “Informer”, objektiv i sulmit ka qenë A.P., ndërsa D.L. ka qenë në vendin e gabuar dhe është plagosur në dy vende nga plumbat e shkrepura. A.P. kishte deri në 12 kallëzime penale dhe dosje policore. Për të ishte lëshuar edhe një urdhërarrest.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Të plagosurit janë dërguar në spital dhe sipas informacioneve fillestare nuk kanë rrezik për jetën./Telegrafi/

The post Nga të shtënat në Beograd është plagosur një shtetas i Maqedonisë së Veriut appeared first on Telegrafi.