
Bashkia e Shkupit njofton se parkimi zonal në Shkup është më i lirë.
Me Çmimoren e re me çmime më të ulëta për shërbimet e Ndërmarrjes publike “Parkingu i Qytetit” do të përfshihen parkingjet e hapura publike në qytet.
“Me këtë Vendim për ndryshimin e Listës së çmimeve të shërbimeve të Ndërmarrjes publike “Parkingu i Qytetit”, ulja ka të bëjë me parkimin për një orë në zona, përkatësisht në zonën A0 parkimi nga 100 denarë, zvogëlohet në 75 denarë, në zonën A nga 50 denarë, zvogëlohet në 40 denarë, në zonën B nga 40 zvogëlohet në 30 denarë, në zonën C dhe D zvogëlohet në 25 denarë”, thonë nga Bashkia e Shkupit.
Ky vendim për parkim më të lirë në Shkup hyri në fuqi më 24 shkurt, me pëlqimin e Këshillit të Bashkisë së Shkupit, me marrjen e pëlqimit nga ana e Këshillit të Bashkisë së Shkupit, përkatësisht pas votimit të vendimit të miratuar më parë në mbledhjen e Këshillit drejtues të NP “Parkingu i Qytetit” për uljen e çmimeve për parkim zonal në qytet./Telegrafi/
The post Nga sot parkingu në Shkup më lirë appeared first on Telegrafi.