Patentë shoferët e Maqedonisë së Veriut do të njihen edhe në Danimarkë. Kështu ka bërë të ditur ministri i Jashtëm i Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani.

Osmani teksa ka njoftuar për këtë vendim, ka thënë se zgjidhja përfundimtare e kësaj çështje për shtetasit e Maqedonisë së Veriut në Danimakë është shumë e rëndësishme e që kështu është tejkaluar një problem që me dekada ishte barrë e përditshmërisë së tyre.

“Nga sot lejet tona të vozitjes njihen edhe në Danimarkë! Informacionet e fundit të cilat sapo mbërrijnë nga Ambasada jonë në Kopenhagë, thonë se autoritetet daneze, në bazë të bashkëpunimit bilateral, sollën vendim për pranimin e lejeve të vozitjes nga Maqedonia e Veriut. Me këtë vendim, qytetarët e Maqedonisë së Veriut të cilët kanë të rregulluar qëndrim të përhershëm në territorin e Danimarkës, nga data e 14 dhjetorit mund të drejtojnë automjetin duke ndërruar lejen e tyre të vozitjes me leje adekuate daneze B, pa kusht që aplikuesi të hyjë në test provues të vozitjes. Zgjidhja përfundimtare e kësaj çështje për shtetasit e Republikës së Maqedonisë së Veriut në Danimarkë është shumë e rëndësishme dhe tejkalohet një problem që me dekada ishte barrë e përditshmërisë së tyre, duke marrë parasysh numrin e madh të diasporës tanë atje”, ka shkruar Osmani.

The post Nga sot lejet e Maqedonisë për vozitje njihen edhe në Danimarkë appeared first on Telegrafi.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";