Nga sot, dokumentet elektronike të printuara njihen si plotësisht të vlefshme në RMV

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Nga sot mund të përdorni çdo dokument elektronik nga Portali Kombëtar dhe institucionet tjera shtetërore dhe ta printoni atë, njofton ministri i transformimit digjital, Stefan Andonovski.

Ndryshimet në Ligjin për Dokumentet Elektronike parashikojnë që dokumentet elektronike të lëshuara nga autoritetet publike, të printuara në letër, nuk do t’i nënshtrohen procesit të verifikimit, por do të kenë të njëjtën fuqi ligjore dhe provuese si dokumenti origjinal me vulë tradicionale.

Vlefshmëria e tyre mund të verifikohet duke skanuar kodin QR në dokument, i cili të çon në dokumentin origjinal.

Andonovski thekson se kjo lehtëson përdorimin e dokumenteve elektronike në procedurat administrative dhe stimulon përdorimin më të madh të Portalit Kombëtar për Shërbime Elektronike./Telegrafi/

Advertisement

The post Nga sot, dokumentet elektronike të printuara njihen si plotësisht të vlefshme në RMV appeared first on Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy