Nga java e ardhshme Maqedonia e Veriut me qeveri të re

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Deri në fund të javës pritet Maqedonia e Veriut të ketë Qeveri të re politike. Kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi, për nesër, e shtunë – 29 gusht, e caktoi mbledhjen e 10-të në të cilën duhet të zgjidhet Qeveria e mandatarit Zoran Zaev. Qeveria e njëmbëdhjetë e Maqedonisë së Veriut duhet të zgjidhet më së voni deri të dielën në mesnatë.

Xhaferi e caktoi mbledhjen pasi që mandatari Zoran Zaev në Kuvend, të mërkurën, e parashtroi Programin dhe propozim-përbërjen e Qeverisë së re.

Disa nga prioritetet e Qeverisë së re, siç kumtoi mandatari janë, transformimi i ekonomisë për rritje të përshpejtuar dhe standard më të lartë, investimi në shëndetësinë publike, ulje e shkallës së varfërisë nën 16 për qind me theks të posaçëm në varfërinë e fëmijëve, vendosje e policisë komunale nën ingerenca të pushtetit lokal e cila do të ketë autorizime ligjore të sigurojë rend në komunat dhe qytetin e Shkupit. Në propozim-programin e Qeverisë së re është paraparë edhe ulja e privilegjeve të funksionarëve publikë me qëllim që të parandalohet keqpërdorimi i funksionit për qëllime personale, ulja e shpenzimeve buxhetore dhe rritja e efikasitetit në kryerjen e ushtrimeve.

The post Nga java e ardhshme Maqedonia e Veriut me qeveri të re appeared first on Telegrafi.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy