Nga data 1 janar 2025, çdo person fizik dhe juridik do të mund të paraqesë iniciativa, kërkesa dhe propozime në Gjykatën Kushtetuese përmes postës elektronike (e-mail), njoftojnë nga Gjykata Kushtetuese.

“Dorëzimi elektronik i parashtresave mundësohet përmes faqes së internetit të Gjykatës Kushtetuese, pra përmes kategorisë “Adresa në Gjykatë”, ku në nënkategorinë “Dorëzimi elektronik i parashtresave” ka udhëzime për mënyrën e paraqitjes elektronike.

Dorëzimi i parashtresave elektronike parashihet me Rregulloren për dorëzim elektronik të parashtresave në Gjykatën Kushtetuese të Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe është i publikuar në ueb faqen e Gjykatës”, thuhet në njoftim./Telegrafi/

The post Nga janari i vitit 2025, qytetarët do të mund të nisin procedurat në Gjykatën Kushtetuese përmes postës elektronike appeared first on Telegrafi.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";