Zëdhënësi i parë shqiptar i Federatës së Futbollit të Maqedonisë së Veriut (FFM), Faton Zylbehari, ka qenë i ftuari i radhës në emisionin “PodGo” me të cilin kemi diskutuar shumë tema.

Fatoni na tregoi se si e ka nisur karrierën si gazetar dhe komentues i futbollit, si dhe çfarë ka punuar në rininë e tij. Ai tregoi se ka qenë ëndërr e tij të jetë lojtar i Shkëndijës, ndërsa karrierën e ka nisur si portier në këtë klub.

“Në moshë shumë të re jam regjistruar te Shkëndija si portier. E kisha ëndërr të mbërrij në ekip të parë. Në Shkëndijë nisën disa padrejtësi. E kam vuajtur mungesën e babait në atë kohë, pasi kam mbetur pa të në moshën 13-vjeçare, ndërsa nëna merrte pension 4 mijë denarë. Mundohesha në Shkëndijë, merrja rrogë dhe mundohesha të mbaj familjen. Dhe më ndodhi në Shkëndijë më than që prej nesër nuk jam unë portier, por është dikush tjetër. Që atë ditë u largova”.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

“Pastaj më duhej punë për të vazhduar jetën. U punësova në një market ku isha vëzhgues i kamerave të sigurisë. Punova për një muaj, pasi më zuri vendin dikush tjetër. Gjatë kësaj periudhe e kisha regjistruar edhe fakultetin, por e lash për shkak të punës. Më pas një i afërm më ofroi të punësohem në një mishtore. Pas nëntë muajve, makina që bluan mish më kapi dorën, por është mrekulli që kam shpëtuar me dy gishta të dëmtuar. Pas kësaj u detyrova të mendoj për punë më të lehtë”, tha Fatoni.

Ai më tej theksoi se pas kësaj ngjarje ka punuar si komentues sportiv në TV Koha, ndërsa më pas ka kaluar në mediume tjera.

Fatoni njëkohësisht është edhe zëdhënës i KF Shkëndijës, për të cilën tha se është ekipi shqiptarë që u ka hapur rrugën ekipeve tjera në arenën ndërkombëtare.

Ai në fund gjithashtu u dha mesazh që të mos dorëzohen asnjëherë, pavarësisht padrejtësive që u bëhen./Telegrafi/

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

*Ky emision është mbështetur nga Porsche Maqedoni, KFC Maqedoni dhe Zgjimi Company.

 

 

The post Nga humbja e gishtave në punë, e deri te takimi me yjet e futbollit – rrëfimi i Faton Zylbeharit appeared first on Telegrafi.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";