“Rrezikim terrorist i rendit Kushtetues” është kualifikimi i kësaj lënde për ish-zyrtarët shtetëror për ngjarjet e dhunshme në Kuvendin e Maqedoni të ndodhura me 27 prill, 2017, njofton Telegrafi Maqedoni.

Trajko Veljanoski – 6 vite dhe 6 muaj burg
Mile Janakieski-6 vite dhe 6 muaj burg
Spiro Ristovski – 6 vite dhe 3 muaj burg
Vladimir Atanasovski – 6 vite burg

Nikolla Gruevski dhe Nikolla Boshkovski janë në kërkim që të ju shpallen dënimet për lëndën e njejtë.

Gjykatësi mes tjerash tha “Nëse do të duhet të rrihen deputetet, pse duhet të ekzistojnë zgjedhjet dhe Kuvendi. Shteti as nuk ndërtohet e as nuk mbahet me dhunë” duke arsyetuar vendimin për dënimet. Ai në seancë ka lexuar të gjithë mesazh komunikimet mes të akuzuarve, duke zbardhur planin e hyrjes në Kuvend.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Ai gjithashtu ka thënë se kjo seancë dhe këto dënime nuk janë për partinë OBRM-PDUKM por për individë që e kanë thyer ligjin dhe kanë rrezikuar jetën e deputetëve dhe rendin kushtetues duke organizuar planin për sulmin në Kuvend.

Prokuroria ka thënë qëndrimin e saj duke ju veshur fajësinë ndërsa të akuzuarit në seancën për fjalët e fundit thanë se nuk ndjehen fajtorë për ngjarjen më të turpshme për demokracinë në vend, ku u sulmuan deputetët gjatë ndrrimit të pushtetit. /Telegrafi/

The post Nga gjashtë vite burg për organizatorët e dhunës në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut appeared first on Telegrafi.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";