Nga fundjava fillon llogaritja verore e kohës në Maqedoni

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Llogaritja verore e kohës fillon këtë fundjavë, natën e së shtunës drejt së dielës, ku në orën 02:00, akrepat e orës do të zhvendosen një orë para dhe në vend të 02:00 do të zhvendosen në 03:00.

Ndryshimi i orës në vendin tonë, si në shumicën e vendeve evropiane, ndodh dy herë në vit edhe atë: fundjavën e fundit të muajit mars kur fillon llogaritja verore dhe në fundjavën e fundit të tetorit kur fillon ora dimërore.

Këtë vit, llogaritja verore do të zgjasë deri më 26 tetor në orën 3 të mëngjesit.

Vendimi për vendosjen e llogaritjes verore të kohës është në përputhje me Ligjin për llogaritjen e kohës. (“Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë” nr. 17/96 dhe 16/97) dhe në përputhje të datave evropiane.

Advertisement

 

The post Nga fundjava fillon llogaritja verore e kohës në Maqedoni appeared first on Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy