Ministria e Shëndetësisë bën të ditur se gjatë 24 orëve të fundit janë bërë 1.405 testime dhe janë regjistruar 303 raste të reja me COVID-19.
Prej rasteve të reja 195 janë në Shkup, 28 Prilep, Kumanovë 17, Gostivar 14, Tetovë 8, Kavadar 7, Veles, Shtip dhe Negotinë 6, Strugë dhe Kërçovë 3, Strumicë dhe Gjevgjli 2, Ohër, Koçani, Resnjë, Radovish, Dibër dhe Probishtip 1 rast.
Gjatë kësaj periudhe janë shëruar 1.169 pacientë dhe 41 kanë humbur jetën. Prej pacientëve të vdekur 16 janë nga Shkupi, nga 5 në Prilep dhe Veles, nga 3 në Kumanovë dhe Negotinë dhe nga një në Strugë, Berovë, Gjevgjeli, Vinicë, Shtip, Strumicë, Gostivar, Koçani dhe Dibër.
Që nga fillimi i pandemisë me COVID-19 janë regjistruar gjithsej 127.240 infektime me coronavirus, ndërsa prej tyre 105.524 janë shëruar dhe 3.716 kanë humbur jetën. Momentalisht në Maqedoni ka 18.000 raste aktive./Telegrafi/
The post Nga COVID-19 humbin jetën 41 pacientë, regjistrohen 303 raste të reja appeared first on Telegrafi.