Nga COVID-19 humbin jetën 37 persona, regjistrohen 301 raste të reja në Maqedoni

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Ministria e Shëndetësisë njofton se gjatë 24 orëve të fundit janë bërë 1.431 testime dhe janë regjistruar 301 raste të reja.

Prej rasteve të reja 174 janë në Shkup, Kavadar 17, Veles 16, Prilep 14, Tetovë, Kumanovë dhe Shtip 11, Gostivar 8, Ohër 7, Strugë 6, Koçani 5, Kërçovë 4, Vinicë 3, Negotinë, Sveti Nikole, Berovë dhe Dellçevë 2, Manastir, Strumicë, Gjevgjeli, Kriva Pallankë, Dibër dhe Demir Kapi 1.

Gjatë kësaj periudhe janë shëruar 1.091 pacientë dhe 37 të tjerë kanë humbur jetën. Prej pacientëve të vdekur, 9 janë nga Shkupi, 6 nga Prilepi, nga 3 në Tetovë dhe Gjevgjeli, nga 2 në Kumanovë, Kavadar, Strumicë dhe Vinicë si dhe nga 1 në Manastir, Ohër, Kërçovë, Negotinë, Sveti Nikole, Kriva Pallankë dhe Dibër.

Që nga fillimi i pandemisë në Maqedoni janë diagnostifikuar gjithsej 135.167 pacientë me COVID-19, ku prej tyre 110.388 janë shëruar dhe 3.977 kanë humbur jetën. Momentalisht ka 20.802 raste aktive./Telegrafi/

Advertisement

The post Nga COVID-19 humbin jetën 37 persona, regjistrohen 301 raste të reja në Maqedoni appeared first on Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy