LSDM njoftoi se brenda buxhetit të ri të BE-së janë planifikuar fondet për gjeneratën e tretë të ndihmës para-pranuese IPA 3, sipas së cilës Maqedonia e Veriut do të jetë në dispozicion gati tre miliardë euro për këtë periudhë shtatë vjeçare.

“Këto mjete të pakthyeshme vendi jonë do t’i marrë si ndihmë në grante dhe projekt të cilat do të shpejtojnë zhvillimin e ekonomisë sonë dhe kapacitetin reformues”, thonë nga LSDM.

Nga atje thonë se qeveria e re që do të udhëhiqet nga LSDM në periudhën në të cilën vjen këto mjete dhe projekte duhet t’i realizojnë në fushën e transportit dhe infrastrukturës, bujqësisë, mjedisit jetësor, zhvillimit ekonomik, drejtësisë dhe reformave në qeverisjen e së drejtës dhe fushat e tjera kyçe të cilat janë identifikuar së bashku me partnerët evropian.

“Këto mjete janë të rëndësishme për mbështetjen e negociatave të Maqedonisë së Veriut gjatë periudhës së ardhshme shtatëvjeçare, pas së cilës presim që në buxhetin evropian të jemi të projektuar si vend i BE-së”, thonë nga LSDM./Telegrafi/

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

The post Nga buxheti i ri i BE-së, tre miliardë euro për Maqedoninë e Veriut appeared first on Telegrafi.