Nga 27 marsi rinis linja ajrore nga Shkupi drejt Sofjes

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Progres në punën e Komisionit të Përbashkët Historik kërkoi Ministrja e Punëve të Jashtme të Bullgarisë, Teodora Gençovska, para takimit të ekspertëve nga ministritë e të dyja vendeve, të cilët po i shqyrtojnë çështjet e hapura politike nga paketa “4 + 1″ .

Në një intervistë për radion bullgare, Gençovska tha se personalitet për të cilat historianët kanë rënë dakord tashmë duhet të festohen së bashku. Kryeministri Dimitar Kovaçevski, nuk komentoi se kur priste rezultate nga puna e historianëve dhe ekspertëve, por premtoi se opinioni do të informohet..

“Çështjet politike janë objekt diskutimi mes ministrive të jashtme. Ata sot kanë takim në Sofje dhe kur komisionet kanë diçka për të thënë, atëherë u takon atyre ta bëjnë së bashku. Sa i përket komisionit historik, megjithatë, historianët duhet të lihen t’i bëjnë deklaratat sipas metodologjisë së tyre, politikanët duhet të flasin për çështje politike”, tha Dimitar Kovaçevski – Kryeministër

Ndërkohë që pritet një hap përpara për çështjet politike dhe historike, grupi i transportit i sapoformuar mes dy vendeve ka nisur të japë rezultatet paraprake. Sot ka rifilluar linja ajrore Sofje-Shkup, e cila do të fillojë të operojë rregullisht nga data 27 mars. Megjithatë, detajet nuk dihen ende, as edhe për kostot e efektivitetit të linjës.

Advertisement

“Tur operatorët tanë dhe ata bullgarë si dhe autoritetet e aviacionit do të vazhdojnë bashkëpunimin e tyre të përbashkët për të hapur destinacionet e treta të ardhshme që do të hapen dhe formohen së bashku me këtë linjë Sofje – Shkup”, tha Bllagoj Boçvarski – Ministër i transportit dhe lidhjeve

“Pas takimit me koncesionarët e aeroportit edhe ata na kanë njoftuar se janë të gatshëm të ofrojnë tarifa më të mira, duke shfrytëzuar mjetet nga programet stimuluese për fluturime të reja”, tha Nikollaj S’bev – Ministër i transportit, Bullgari

Ndërkohë dhe përkundër ftesës së Ministrisë së Transportit dhe Lidhjeve për të marrë pjesë në aeroportin e Shkupit për uljen e fluturimit nga Sofja, gazetarët dhe kameramanët qëndruan larg pistës, ndërsa përparësi morën fotoreporterët qeveritarë. Nga SHGM dhe Sindikata deklaruan se trajtimi i tillë i ekipeve mediatike është i papranueshëm, ndërsa ministri Boçvarski kërkoi falje për lëshimin. /Alsat.mk

The post Nga 27 marsi rinis linja ajrore nga Shkupi drejt Sofjes appeared first on Telegrafi.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy