Nëse i ndajmë mandatet sipas gjinisë, në të gjitha njësitë zgjedhore ka dallimi, posaçërisht në njësinë zgjedhore numër gjashtë, ku nga 14 mandate, vetëm gjashtë u takon grave.

Në përbërjen e re kuvendare, LSDM do të përfaqësohet me më së shumti gra, gjithsej 41.3% ka gra dhe 58.7% janë burra. OBRM-PDUKM ka 38.6% gra dhe 61.4% burra në Kuvend.

Nga 15 mandatet e BDI-së, 26.7% janë gra dhe 73.3% janë burra. Në koalicionin AA, gratë përfaqësohen me 25% ndërsa burrat me 75. PDSH-ja dhe E majta s’kanë asnjë grua, duke marrë parasysh se kanë fituar nga një mandat, përkatësisht PDSH 1 dhe E majta 2 mandate.

Ndryshe, në listë zgjedhore, çdo mandat i tretë duhet t’i takojë grua për të parandaluar diskriminimin ndaj grave./Telegrafi/

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

The post Nga 120 deputetë, në Kuvendin e Maqedonisë vetëm 43 janë gra appeared first on Telegrafi.