Autoritetet policore të Maqedonisë së Veriut, kanë njoftuar se duke filluar nga data një shtator, të gjithë qytetarët të cilët do të hyjnë në Republikën e Maqedonisë së Veriut, duhet të jenë të pajisur me certifikatën e vaksinimit kundër virusit korona.

Sipas njoftimit, personat të cilët nuk e disponojnë certifikatën e vaksinimit, duhet të kenë kryer testin PCR SARS-CoV-2 (jo më vonë se 72 orë nga udhëtimi) ose testin e shpejtë antigen (jo më vonë se 48 orë).

“Shtetasit të cilët do të udhëtojnë tranzit në Maqedoninë e Veriut, duhet të plotësojnë një deklaratë në Pikat e Kalimit Kufitar me Maqedoninë e Veriut”, thuhet në njofitm.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

The post Nga 1 shtatori, hyrja në RMV, me certifikatë vaksinimi ose test negativ PCR appeared first on Telegrafi.